Takimi Zaev- Sela mbahet sot në Gostivar

Burimet zyrtare nga Aleanca për Shqiptarët dhe nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, kanë bërë të ditur se takimi mes liderëve të ASH-së Ziadin Sela dhe atij nga LSDM Zoran Zaev do të realizohet sonte në Gostivar.

Siç raportojnë të njëjtat burime për Medial.mk thuhet se ky takim është parashikuar të realizohet në objektin e Komunës së Gostivarit rreth orës 17.

“Paraprakisht jemi marrë veshë që takimi të realizohet sonte diku rreth orës 17 në objektet e Komunës së Gostivarit dhe se pikat e diskutimit priten të jenë qëndrimi i ASH-së në Qeverinë reformatore, përcaktimi i emrit të ri të ministrit të Shëndetësisë, si dhe kalimi i disa ligjeve në Kuvend të cilat janë kërkesë e ASH-së”, thonë të njëjtat burime. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu