Talat Xhaferi merr sot detyrën e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Talat Xhaferi pritet të marrë sot detyrën e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, një ditë pas votimit në Parlament.Kjo është hera e parë që një shqiptar bëhet Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës, Kryeministri i ri dhe paraardhësi i tij do të mbajnë një konferencë për media, ku më pas do të dalin edhe për shëtitje në Shkup.

Talat Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike deri në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 8 Maj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu