Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas formimit të qeverisë së re të Afganis tanit nga tale banët duke thënë se do të monitorojë nga afër përparimin e saj.
Erdogan theksoi se ai nuk e di se sa do të zgjasë përbërja aktuale e qeverisë, e cila u prezantua më herët sot.
”Siç e dini, është e vështirë ta quash atë të përhershëm për momentin, por është shpallur një qeveri e përkohshme. Ne nuk e dimë sa do të zgjasë kjo qeveri e përkohshme. “Ajo që duhet të bëjmë është ta shikojmë nga afër këtë proces“– tha udhëheqësi turk në një konferencë shtypi të përbashkët me Presidentin e Republikës Demokratike të Kongos Felix Cisekendi, i cili po bën një vizitë zyrtare në Turqi.
Tre javë pas marrjes së pushtetit në Afganistan, talebanët sot zbuluan një pjesë të qeverisë së tyre të ardhshme, e cila do të udhëhiqet nga Mohammad Hassan Ahud.
Të hënën, talebanët morën kontrollin mbi të gjithë territorin afgan, duke pretenduar se kishin fituar betejën vendimtare në Luginën Panjsir, bastioni i fundit i rezistencës ndaj regjimit të tyre.
Turqia është në bisedime me talebanët në Kabul, ku ka ende një prani diplomatike, me kushtet sipas të cilave mund të ndihmojë rihapjen e aeroportit të kryeqytetit afgan.









