Talebanët: Ministrat i kemi gati, javën tjetër shpallim qeverinë e re

Talebanët do të njoftojnë qeverinë e re të Afganistanit javën e ardhshme. Zëdhënësi Zabihullah Mujahid i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se zyrtarët tashmë janë emëruar për të menaxhuar institucionet kryesore, përfshirë ministritë e shëndetit dhe arsimit publik dhe bankën qendrore. Zëdhënësi më pas tha se problemet ekonomike do të lehtësohen sapo qeveria të marrë detyrën.

Ndërkohë që trupat amerikane filluan tërheqjen e tyre nga aeroporti i Kabulit, njoftoi të shtunën Pentagoni, pas një operacioni për më shumë se dy javë në përpjekje për të nxjerrë nga Afganistani shtetasit amerikanë dhe aleatët e tyre afganë të cilëve iu rrezikohet jeta nën drejtimin e talebanëve.

Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se kishte më pak se 4000 trupa të mbetura në aeroport, nga 5800 që u dërguan për misionin e evakuimit. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby më vonë u konfirmoi gazetarëve se tërheqja kishte filluar, por nuk pranoi të jepte një numër sa forca amerikane ishin ende në Kabul.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu