Talevski: Sekretarët e përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së kanë pranuar veprat e tyre

Deputeti i LSDM-së, Mile Talevski, në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat tha se ish sekretarët e përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së para gjykatës i kanë pranuar veprat për të cilat ngarkohen, ndonëse partia mohon se ka vepra penale në rastet e hapura.

“Ajo që është fakt është se e gjithë kryesia e ish VMRO-DPMNE-së, e cila është e përfshirë me të gjitha procedurat, i kanë pranuar veprat që i kanë bërë. Në disa raste ka pranim publik të sekretarëve të përgjithshëm të mëparshëm të VMRO-DPMNE-së se atë që e kanë pranuar në procedurë gjyqësore kanë thënë se kanë bërë vepër penale”, tha Talevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu