Taravari: Ahmeti ka probleme shëndetësore, i uroj së shpejti pension të këndshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari deklaroi se kreu i BDI-së Ali Ahmeti 12 vjet ka hangër dhe ka pi me Gruevskin dhe Mijallkovin. Taravari gjithashtu akuzoi Ahmetin se në vitin 2013-të i ka vjedhur zgjedhjet.

“Zotri Ahmeti 12 vjet ka hangër dhe ka pi me Gruevskin dhe Mijallkovin, nuk flas për këtë garniturë të VMRO-së, flas për atë garniturë që e quanim regjim. 2013-tën z. Ahmeti i ka vjedhur zgjedhjet sëbashku me Gruevskin dhe Mijallkovin. E them në qoftë se ka pak moral sëpaku atij nuk i ngjan të flet kështu. Përndryshe unë kam qenë kandidat i Aleancës dhe Alternativës në Gostivar, më ka përkrahë edhe VMRO-ja sikur që e ka përkrahë z. Bejtën LSDM-ja në raundin e parë sepse LSDM-ja nuk ka patur kandidat në Gostivar. Mendoj se z. Ahmeti ka probleme reale shëndetësore dhe unë i uroj që së shpejti që të ketë pension të këndshëm për 1 muaj ose 2 muaj do të shkojë aty ku duhet”, deklaroi Taravari.


1 Koment

  1. Une jam nje aktivist i Ash ne gostivar , mirepo Taravari nuk e meriton per Gostivarin , vet me profesion doktor , qytetart e Gostivarit infektohen me se shumti prej jo pastertis , gjubre ne çdo skaj te rrugeve ,…
    Ofendimet qe i ban Taravari nuk i ban numarası dhe nje injorant, sepse ata njerz qe i ofendon dhan jet , shoket e atyre ran deshmor…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu