Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare, ne vazhdojmë përpara të bashkuar

Kandidati i Opozitës Shqiptare, Arben Taravari ka reaguar përmes një statusi në Facebook për fitoren e shpallur nga Fronti Europian për kandidatin, Bujar Osmani.

Taravari shkruan se BDI po manipulon me bota joshqiptare, ndaj prej fitore më 8 maj.

Statusi i plotë:

Fushata jonë ishte demokratike. Vazhdojmë përpara edhe më të bashkuar. Ne kemi Vlera, ne jemi VLEN. Më vjen keq që BDI nuk deshi të koordinohej me ne për president shqiptar. Ata preferuan të manipulojnë, me vota joshqiptare. Por manipulimeve do t’u vijë fundi në 8 maj. Dihet se në zgjedhjet parlamentare shqiptarët do të dalin shumë më shumë, kundër çdo pazari.

Bashkë, pa hile, me vendosmëri!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu