Taravari: BDI po digjet nga koalicioni ynë me VMRO-në! BDI: Ky koalicion nuk i bind as anëtarët e tyre

Derisa po pritet finalizimi i koalicionit ASH-AAA dhe VMRO-DPMNE për zgjedhjet lokale, Sekretari Gjeneral i ASH-së Arben Taravari ka thumbuar partinë kundërshtare BDI-në. Në kolumnën e tij Taravari shkroi se nga ky koalicion i mundshëm partia e Ahmetit është e shqetësuar dhe se po digjet fare.

“Duket se kjo hipotezë imja, ky “ndoshta” bashkëpunim me VMRO-në ka vënë flakën tek shumë parti, e ajo që po digjet fare është BDI-ja. Aktivizoi menjëherë portalet e saj duke sajuar lloj lloj titujsh akuzues e padyshim qesharak sepse kësaj partie nëse po i dridhej toka në këmbë, tani po i shembet fare”, ka shkruar Arben Taravari – Sekretar Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët.

Por integristët duken të relaksuar, pasi siç theksojnë të gjitha sondazhet i nxjerrin fitues në zgjedhje. Nga BDI për TV21 thonë se e inkurajojnë këtë koalicion, pasi siç shtojnë e nxjerr në sipërfaqe dyfytyrësinë dhe mashtrimin 4 vjeçar të “viktimës” dhe “dhunuesit”.

“Te gjitha sondazhet vendore e ndërkombëtare konfirmojnë BDI-në si fituese të zgjedhjeve.

Koalicioni i sindromit të Stokholmit për mbijetesë tremujore në skenën politike nuk i bind dot as anëtarët e tyre, lere më votuesit. BDI e inkurajon këtë koalicion sepse e nxjerr në sipërfaqe dyfytyrësinë dhe mashtrimin 4 vjeçar të “viktimës” dhe “dhunuesit”, thonë nga BDI.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu