Taravari e pranon: I pata premtuar Selës që nuk shkojmë me Lëvizjen Besa

Në emisionin Click Plus në Tv21, kreu i “shkarkuar” i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka kujtuar se është pikërisht ai që i ka dhënë fjalën ish kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela se nuk do të shkojë në koalicion me Lëvizjen Besa.

Këtë e tha vetë Taravari dhe tha se ka qenë personalisht, vet ai që i ka premtuar një gjë të tillë Selës.

Por, me veprimet e fundit, Taravari dëshmon se ka qenë ai që ka kundërshtuar fjalët e veta dhe nuk ka mbajtur premtimin e vet, sepse pikërisht bashkimi me Lëvizjen Besa, Alternativën dhe LD-në ka qenë arsyeja që ndodhën përcarjet brenad ASH-së.

Kujtojmë, përcarjen e ASH-së e kishte paralajmëruar në mënyrë publike, kreu i VMRO-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu