Taravari: Ende s’mund ta imagjinoj koalicionin e Selës me BDI-në

Kryetari i ASH-së dhe kandidati për president i opozitës shqiptare VLEN, Arben Taravari deklaroi sot se ende nuk mund ta imagjinoj koalicionimin e Ziadin Selës me BDI-në.

“Nuk e di, unë pres zyrtarizmin definitiv, edhe pas asaj flasim. Unë ende nuk besoj që bashkëpartiakët e mi mund të shkojnë me lista të përbashkëta me BDI-në, por le ta presim së paku zyrtarizmin. Nëse bëhet zyrtarizmi, atëherë japim komentet tona. Unë ende ende s’mund ta besoj se mund ta bëjnë një koalicionim, së paku krahu i z.Selës me BDI-në, nuk mund ta imagjinoj”, deklaroi Taravari./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu