Po zvogëlohen shanset për ta bërë realitet koalicionin trepalësh mes Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe Alternativës. Këtë për TV21 e pohon Sekretari gjeneral i ASH-së Arben Taravari, duke shtuar se po përpiqen të amortizojnë problemet mes palëve, edhe pse kjo është bërë e vështirë.
“Unë me sa e shoh probabiliteti dhe gjasat për këtë koalicionim trepalësh po zvogëlohen. (ngjitje 01.00) Gjasat për t’u ulur tre palët bashkë, nuk është e mundshme. (vazhdim prej 00:36) Së shpejti, ma merr mendja për disa ditë ne si kryesi qendrore duhet të ulemi dhe të sjellim vendimet përfundimtare të ASH se si do të vazhdohet më tutje”, i tha Arben Taravari, TV21.
Nga Lëvizja Besa, sekretari gjeneral Arjanit Hoxha siguron se ata në asnjë moment nuk janë pengesë e koalicionit trepalësh.










