Taravari i reagon Selës: Nuk ka vulë që e ndal popullin

Arben Taravari ka reaguar pasi ASh – krahu i Ziadin Selës njoftoi se Gjykata ka sjell vendim që kryetar legjitim i ASh-së të jetë Ziadin Sela.

“Ata thonë se sot kanë marrë vulat e Aleancës për t’ia dhënë BDI-së. Edhe sikur të jetë e vërtetë ne do të ankimohemi, por edhe sikur t’i marrin me sistemin e kapur që e kanë në dorë, kam një pyetje…po Popullin?!

Jo besa, popullin nuk e fiton dot me asnjë gjykatë!

Ndryshimi Ka Nis Dhe Nuk Ka Vulë Që E Ndalon!”, shkruan Taravari në rrjetet sociale./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu