Taravari: Ja si do ta mposhtim Bashkimin Demokratik për Integrim

Arben Taravari pranoi që qëllimi dhe programi i vetëm i opozitës është mposhtja e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në këtë postim, Taravari gjithashtu konfirmoi që të vetëm nuk mund ta mposhtin Bashkimin Demokratik per Integrim, por ju duhet të bashkohen edhe me partitë tjera. Qytetarët presin program, proekte dhe realizim, e jo mposhtje.

“Po, është shumë e vërtetë që faktorë me relevancë nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, janê shumë të interesuar që të ndodh koalicionimi trepalësh ASH-AAA-BESA, me të vetmin qëllim që Bashkimin Demokratik per Integrim të mposhtet bindshëm dhe të shkon në opozitë. Natyrisht, që këtu nuk janë të kyçur Ambasadat e shteteve shqiptare dhe as Prishtina dhe as Tirana zyrtare, njësoj sikur me rastin e platformës së partive politike parlamentare shqiptare të vitit 2017. z.Ali Ahmeti e di shumê mirê, kush janë këto faktor me relevancë nga këto dy shtete.” shkruan Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu