Taravari: Jemi duke negociuar me deputetë të LSDM-së

Ka interesim nga disa deputetë të LSDM-së, të cilët janë të pakënaqur me qeverisjen kriminale të LSDM-së dhe BDI-së, thotë Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët për shumicën e re.

Kemi deputetë të tjerë që janë pjesë e shumicës dhe mendoj se duhet të ndodhë ndryshimi dhe shteti të fillojë të ecë në drejtimin e duhur, të dekriminalizohet”, tha Taravari për “Kanal 77”.

Ai shtoi se kohëzgjatja e kësaj Qeverie do të jetë rreth një vit e gjysmë, në mënyrë që fillimisht të pastrohen dhe dekriminalizohen institucionet e BDI-së dhe vetëm atëherë, sipas tij, të organizohen zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

OBRM-PDUKM ka njoftuar mbrëmë se ka shumicë të re parlamentare. Ajo përfshin Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, Lëvizjen Besa dhe të Majtën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu