Taravari: Ka mundësi që BESA, BDI dhe ASH të shkojnë bashkë në zgjedhje

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari mbrëmë në emisionin “ClickPlus” në TV21 ka folur për koalicionimet e mundshme në rast të mbajtjes së zgjedhjeve.

Ai duke folur për zgjedhjet parlamentare, ka shprehur qëndrimin se kjo parti është e gatshme që të shkojë me një listë me partitë shqiptare, duke përmendur BDI-në dhe “Besën”.

“Në parti nuk e kemi diskutuar këtë.

A do të shkonit me BDI-në?

Shikoni, nuk e kemi diskutuar. Mund të ndodh… Shikoni, partitë shqiptare të gjitha janë pro-evropiane, si “Besa”, si “BDI”…

A mund të hyni me një bllok?

Një mundësi është që të gjitha partitë të shkojnë bashkë. Flas për “Besën”, BDI-në dhe Aleancën”, tha Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu