Taravari: Në këto zgjedhje atipike ASH ka një listë e përbëre prej rinistëve dhe gjysma e listës janë nga gjinia femërore

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një videomesazhi u është drejtuat Tetovarëve duke thënë që rinia në Aleancë është meritore dhe se këtë e kanë dëshmuar me udhëheqjen e dy ndërmarrjet në komunën e Gostivarit komunë kjo që drejtohet nga Taravari.

“Të nderuar Tetovarë jemi në një periudhë shumë të rëndësishme për qytetin tuaj. Gjithnjë komunat udhëhiqen jo vetëm nga kryetari i komunës por edhe nga këshilli i komunal.

Aleanca për Shqiptarët në këto zgjedhje atipike konkuron me një listë shumë të veçantë e përbëre prej rinistëve dhe gjysma e listës janë nga gjinia femërore. Andaj nuk dyshoj që ju me 20 gusht do ti jepni zë rinisë, por do ta mbështetni duke rrethuar numrin shtatë” tha Arben Taravari


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu