Taravari: Ne po varrosnim viktimat e rastit tragjik, BDI kërkonte marrjen e kompetencave (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së Dr. Arben Taravari në intervistën për televizionin 1TV ka theksuar se është revanshizëm i pastër politik marrja e kompetencave për së dyti herë të komunës së Gostivarit në sferën e arsimit.

Ai ka thënë se vendimi i ministrit Arbër Ademi është skandaloz dhe se për këtë ka alarmuar gjithë faktorin ndërkombëtarë dhe faktorë të tjerë.

Taravari ka thënë se vendimi për marrjen e kompetencave në arsim është shkruar më 13 shkurt, pikërisht ditën kur ndodhi radti tragjik në Llaskarcë. “Pikërisht me datën 14 kur ne po varrosnim 5 nga ata që humbën jetën, BDI insistonte në marrjen e kompetencave. Këta janë demagog të vërtetë”, theksoi Taravari. (INA)

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu