Taravari: Nuk jam takuar me Ahmetin mbrëmë, vazhdojmë me punë drejt ndryshimi!

Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari, ka reaguar ndaj një lajmi të “Top Channel”, nw tw cilin thuhet se ai është takuar me Ali Ahmetin dhe funksionarë të tjerë të BDI-së për të dëgjuar ofertën e Ahmetit.

“Me keqardhje mësova sot nga një media tepër serioze e Shqipërisë si është Top Channel se unë qënkam takuar mbrëmë me z.Ahmeti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së, për të dëgjuar ofertë nga z.Ahmeti.

Jo, nuk është e vërtetë.

Kushdo që e ka çuar këtë lajm në Top Channel gënjen.

Unë mbrëmë u urova me ekipin tim dhe të qetë sot vazhdojmë punën tonë Drejt Ndryshimit!

Me ofertat e Ahmetit unë jam mësuar dhe mendoj se nuk do të ishte habi të më vinte një e tillë, por ky lajm është i rremë.

Ofertat nuk kalojnë te unë!”, ka shkruar Arben Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu