Taravari prezantoi pjesën tjetër të kabinetit presidencial: Janë njerëz me të cilët do t’i qojmë para idealet e VLEN-it

Kandidati për president nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, Arben Taravari sot në Tetovë prezantoi pjesën tjetër të kabinetit të tij presidencial, përcjell INA.

Emrat e prezantuar janë:

Halim Hyda – ambasador që do të jetë këshilltar diplomatik,

Ambasador Hyda ka shërbyer për tre dekada në diplomacinë e vendit si në Bernë, Vjenë dhe në shumë kryeqendra të rëndësishme evropiane. Ambasador Hyda ka doktoraturë në Universitetin Shën Kirilli dhe Metodi në Shkup, në Fakultetin Filozofik. Aktualisht është Ambasador i Paqes në Botë dhe Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve shqiptarë në Kumanovë dhe Likovë

Jasmin Kallac – këshilltar ligjor

Jasmin Kalac do të jetë këshilltar ligjor i Presidencës. Jasmini ka Master të Drejtësisë nga Universitetin Kiril dhe Metodi dhe Doktoraturë të së drejtës penale nga Universiteti i Ankarasë. Jasmini ka punuar në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup dhe tani është avokat si dhe ligjërues në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit

Urim Veseli – këshilltar për siguri dhe mbrojtje

Urim Vejseli është Doktor i Shkencave Politike, profesor i asocuar, ligjerues në disa fakultete në R. e Maqedonisë së Veriut dhe në Kosovë, folës i ftuar në universitetin John Hopkins USA dhe në Institutin e mbrojtjes për Studime ndërkombëtare Juridike në ShBa. Autor dhe koautor i punimeve shkencore me impact factor. Ekspert i mbrojtjes dhe Menaxhimit me kriza

Dr. Arjanit Reka – zëdhënës i kandidatit për president Arben Taravari

Dr. Arianit Reka është Profesor Inordinar në Departamentin e Kimisë, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, si dhe ligjërues në degën e farmacisë pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore (UT)

Taravari deklaroi se qytetarët meritojnë të përfaqësohen nga njerëz të kualifikuar dhe të dëshmuar nëpër fusha të ndryshme të jetës publike. “Këta njerëz e njohin dhe e përfaqësojnë më së miri realitetin shoqëror këtu në Maqedoni. Që të gjithë e ndajnë të njëjtin mendim për t’i shërbyer qytetarit të Maqedonisë së Veriut pa dallim etnie, fetare apo politike. Me këtë ekip të shkëlqyer profesionistësh të dëshmuar kam besim të palëkundur se do t’i qojmë përpara idealet e VLEN-it, që në fakt janë reflektim më i saktë i pritshëm dhe shpresa e qytetarëve për ndryshim, prosperitet dhe mirëqenie. Prandaj themi se ndryshimi ja VLEN”, tha Taravari.

Ai shtoi se bëhet pas fitores më 8 maj, me të president, presidenca do të jetë institucion i hapur për çdo qytetarë, do të jetë edhe përfaqësuese e shoqërisë tonë, multinacionale, multietnike dhe multikulturore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu