Taravari reagon pas incidentit në Kuvend: Mjerim dhe turp për Arbër Ademin (VIDEO)

Pas incidentit të sotëm në Komisionin për Çështje Europiane ka pasur reagime të shumta, e së fundmi ka reaguar edhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në rrjetin social Instagram, përcjell InfoShqip.

Taravari ka drejtuar akuza drejt deputetit Arbër Ademit se edhe derisa ishte Ministër i Arsimit ai i merrte kompetencat dhe i ndërronte drejtorët e shkollave në Gostivar sa herë që i kujtohej.

Ai poashtu ka publikuar edhe video në të cilën shihen edhe veprimet e Ademit në mënyrë më të detajuar.

Postimi i plotë:

“Kryetari i Komisionit për çështje Evropjane, ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës i cili po në këtë mënyrë vulgare, i merrte kompetencat në Arsim dhe i ndryshonte drejtorët sa herë që i kujtohej në Gostivar, sot shfaqet me një pasqyrë klinike të çuditshme në Kuvend!

Mjerim dhe turp! Jo prej pozicionit që ke, po prej titullut që mban – Doci!

#DrejtEuropës 🇪🇺🇪🇺🇪🇺”, ka shkruar Taravari. /InfoShqip.com

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu