Taravari: Si mundet që një serb si Vuçiç që nuk i ka fare me sy të mirë shqiptarët t’i bëj fushatë Ali Ahmetit?!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar në lidhje me deklarimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Taravari shkruan se është e pabesueshme që presidenti serb ia ka qarë hallin Ali Ahmetit.

“Një vëmendje aspak e natyrshme po vjen nga Beogradi drejt Maqedonisë.

President serb Aleksandër Vuçiç është shprehur për zgjedhjet tek ne duke qarë hallin e kujt?!

Të ndonjë lideri maqedonas ultra-nacionalist do mendonte çdo njeri duke u mbështetur në historinë e Vuçiçit?! Jo!

Besojeni apo jo po Aleksandër Vuçiç i ka qarë hallin Ali Ahmetit!!!

Ka thënë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, do të fitojë mbi Ali Ahmetin dhe do të qeverisi Maqedoninë!

1.Prej kur Ali Ahmeti është në interesat serbe aq shumë madje sa atë ta cilësojnë si lider të Maqedonisë?!

2.Mirë Artan Grubi është në krizë ankthi dhe e kuptojmë që i flet deliri kur blasfemon duke e vendosur Ali Ahmetin në pozitat e Zotit…por Vuçiç?!

3.Pse ta përjetojë me kaq ankth humbjen e pritshme të Ahmetit?!

4.Si mundet që një serb si Vuçiç që nuk i ka fare me sy të mirë shqiptarët (përjashto disa nga Shqipëria), t’i bëj Fushatë Ali Ahmetit?!

Pyetje, pyetje, pyetje…me përgjigje që i di ndoshta vetëm Aliu dhe Aleksandri!”, ka shkruar Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu