Targat, Brnabiç i “trembet” pas 1 shtatorit

Në kohën kur duket se janë ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, vjen një paralajmërim nga kryeministrja Brnabiç, sipas së cilës do jenë target ato që do trazojnë situatën.

“Nga 1 shtatori, Kosova fillon një periudhë të paqëndrueshme”, ka paralajmëruar e sapomandatuara nga Vuçiç për të drejtuar sërish qeverinë serbe.

Dhe fajin për këtë situatë ajo ia faturon kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Kurti nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm për kompromis”, ka thënë shefja e ekzekutivit serb për Radio Televizionin e Serbisë.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për dokumentet në 27 gusht. Por nuk ka ende një ujdi për targat.

Vuçiç bëri më herët një pohim të ngjashëm, ndërsa insistoi se pakti për heqjen e të gjitha dokumenteve të hyrjes dhe daljes për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë kur kalojnë kufirin, nuk duhet të interpretohet si njohje. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu