Tarifat doganore ndaj Serbisë, Haradinaj: S’keni parë gjë akoma

Kryeministri Haradinaj ka “në xhep” tjetër masë ndaj Serbisë, pas asaj të tarifave doganore, të cilat po i kostojnë rëndë biznesit serb, e politikës së Beogradit gjithashtu.

“Taksa 100% nuk do të jetë e vetmja, ky nuk është maksimumi që do të bëjmë”, ka deklaruar Haradinaj për A2 televizion, duke shtuar më tej se “taksa ndaj Serbisë nuk i ka shkaktuar dëme biznesit në Kosovë”.

Përkundër kësaj, autoritetet serbe e thonë hapur se tarifat po u kushtojnë humbje të mëdha. Haradinaj komentoi sërish dhe çështjen e kufijve, duke u treguar stoik: nuk luajnë vendit!

“Mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë një kontratë gjithëpërfshirëse ku do të përcaktohen të gjitha çështjet. Por korrigjimi i kufijve nuk është pjesë e kësaj pakete. Serbia ka pasur gjithmonë ide për ndarjen e Kosovës, por në veri nuk do të ketë skenar ukrainas”, tha shefi i qeverisë kosovare. /tesheshi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu