Anëtari i kryesisë së LDK-së Armend Zemaj ka bërë të ditur se të shtunën do të definohet çështja e bashkëpunimit me Vjosa Osmanin për zgjedhjet e 7 dhjetorit.
Sipas tij kjo çështje tashmë është e kryer. I pyetur nëse të shtunën ndodh “ecja e përbashkët” me Osmanin sic iu referua ai, Zemaj tha për RTV21 se shpreson që po.
“Ne shpresojmë që edhe pse duket që tashmë është punë e kryer por këshilli ka edhe autorizime tjera…si formalitet pas të shtunës mund të flasim për një listë ku Vjosa Osamni i bashkangjitet LDK-së”, tha ai për RTV21./RTV21










