Tashmë zyrtare, nuk do të ndërtohet kryqi në Shkup, në vend të tij “Parku i tolerancës”

Maqedonasit janë tërhequr përfundimisht nga ndërtimi i kryqit gjigand në Butel të Shkupit. Është dashur një ndërhyrje ndërkombëtare që çështja të zgjidhet, duke eliminuar kështu dhe konfliktet e mundshme me karakter etnik.

Kjo ka ardhur pas një tentative të një grupi maqedonasish për t’u konfliktuuar me protestuesit shqiptarë të BDI-së, të cilët ngritën dhe tenda në vendin e gurthemelit, me përbetimin se nuk do lëvizin që aty pa u anulluar vendimi.

Ka qenë OSBE-ja ajo e cila ka bërë ndërmjetësuesen për arritjen e marrëveshjes, ku palët kanë rënë dakort që në vendin e paraparë për kryq të ndërtohet njëi quajtur “Park i tolerances” ku do të ketë vetëm simbole të BE-së. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu