“Taulant Balla shtyp një person me makinë”, socialisti: Sali je plak i çmendur

Dje në media qarkulloi një lajm se deputeti i PS-së Taulant Balla ka ndihmuar një person, i cili ishte aksidentuar nga një makinë në qytetin e Elbasanit.

Por ish-kryeministri Sali Berisha kishte një version tjetër për këtë ngjarje, ku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, thotë se ka qenë vetë ai që e ka aksidentuar.

Duke publikuar një mesazh që Berishës ia ka dërguar një qytetar, thuhet se Balla po bën çmos që të fshehë ngjarjen.

Postimi i plotë

Taulant Balla aksidenton qytetarin!

Çunat e krimit po bejne gjithçka te fshijne krimin! sb

“Pershendetje doktorr …

Para pak minutash deputeti taulant balla eshte perfshire ne nje aksident rrugor ne unazen e elbasanit.te gjith zagaret e ketij pushteti nuk u interesuan per te plagosurin por po turren me vrap per te rregulluar cdo dokument qe zotnia balla te dali i pafajshem,mediat mashtrojne publikun sikur Balla ndihmon viktimen e tjetrit turp,turp.”

Në përgjigje të Sali Berishës, Balla shkruan se e ka ndihmuar si qytetar pasi kush e shkaktoi aksidentin dihet dhe çdo gjë është sqaruar në polici.

Me anë të një statusi në facebook, ai e quan Berishën si të çmendur dhe si mund të shpifë deri në këtë pikë.

POSTIMI I TAULANT BALLËS:

Sali Berisha je nje plak i cmendur!

Je nje turp. Po aq turp eshte fakti per ne shqiptaret, qe ti ke qene President, Kryeminister dhe je akoma nje perfaqesues i populli.

O plak i cmendur! Si mund te shpifesh deri ne kete pike.

Sot kam bere detyren si nje qytetar i thjeshte. I kam dhene ndihme sadopak nje qytetari te aksidentuar nga nje makine, te cilen e drejtonte nje zonje, e cila ishte e tmerruar nga ajo qe i kish ndodhur. Ishte edhe ajo aty, bashke me nje djale te mitur. Jam i bindur qe Policia me pas ka bere procedurat me drejtuesen e mjetit te perfshire ne aksident.

Kam ndaluar sic ndaluan edhe plot njerez te tjere te zakonshem aty. Kam njoftuar Spitalin e Elbasanit dhe e kam ndjekur situaten e te aksidentuarit ne spital, sepse keshtu jam une. Jam interesuar me pas me Drejtoreshen e Spitalit per ta nisur per sherbim me te specializuar ne Tirane dhe jam me shume shprese qe nuk ka asnje rrezik per jeten.

Lexoje dhe njoftimin perkates te Policise se Shtetit: “Sot rreth orës 16:15, në unazën e qytetit të Elbasanit, shtetësja Ll. Biqiku e datëlindjes 13.08.1981, duke drejtuar mjetin tip Renault me targa AA 373 JY ka aksidentuar shtetasin I. Kondi i datëlindjes 23.10. 1949,…”

Nje apo dy ore me pas, nje media online nga Elbasani kish nxjerre nje lajm, ndoshta dikush kish bere nje fotografi nga shume njerezit qe ishin aty, qe une i kisha dhene ndihme. Kaq.

Sali Berisha! Ti je nga ata qe vret dhe iken nga vendi i krimit. Me kete qe nxorre nga barku sonte, o gojeprishur, thjeshte me shtove bindjen se je nje i rrjedhur, qe nxjerr nga barku sa me shume balte sa ke mundesi.

Une nuk jam si ti, o Sali!

Ti nuk je as burre qe te kerkosh ndjese per kete shpifje te ulet.

Palo burrë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu