Të bën për të qeshur Agron Llakaj? Eni Çobani jep përgjigjen që nuk pritej

Agron Llakaj dhe Eni Çobani kohët e fundit nuk kanë pasur marrëdhënie të mirë. Kjo për shkak të imitimit që aktori i humorit i bën avokates së njohur në show-n, Al Pazar.

Shpeshherë dy personazhet kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave për deklaratat e tyre. Vitin e kaluar u tha se Eni dhe Agroni kanë bërë paqe, por mesa duket nuk qenka kështu.

Juristja ka qenë e ftuar në “Treshat” dhe gjatë intervistës është pyetur dhe për Agron Llakën. Bora Zemani drejtuesja e emisionit e pyeti nëse Agron Llakaj e bën të qeshur.

Por Eni dha një përgjigje shumë befasuese dhe të prerë: Jo.

Kjo tregon se marrëdhënia e tyre vijon të jetë e komplikuar dhe Eni Çobanit nuk i pëlqen imitimi që i bëhet nga aktori.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu