A do të dorrëhiqet Nikolla Gruevski nga kryetar i VMRO-së? Milloshovski sqaron opinionin

Antonio Miloshoski, anëtarë i komitetit ekzekutiv i VMRO sot gjatë protestës ka deklaruar se për dorëheqjen e Nikolla Gruevskit dhe për liderin e ri do të vendosin delegatët në kongres, transmeton Zhurnal.mk

“Delegatët në kongresin e rregullt në Kumanovë duhet të informohen sepse të njejtët do jenë në kongresin e jashtëzakonshëm, do vendoset mbi dorëheqjen e Gruevskit dhe për kandidatët që do të aplikojnë për këtë pozicion”, ka thënë Miloshoski duke shtuar se këto delegat do të vendosin për liderin e ri të partisë.

Ndërkohë që Branko Geroski dhe Naser Selmani theksojnë se në periudhën në vazhdim Maqedonia do jetë e arsyetuar para mundësisë për zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë.

Sipas tyre, pasardhësi i Gruevskit në pozitën e liderit të VMRO duhet të jetë person nga një rreth më i gjerë dhe pa aktakuzë në PSP.

Që të dy pajtohen se VMRO ka shumë njerëz serioz që mund të drejtojnë partinë dhe ta bëjnë atë më të suksesshme se sa rrugën që bëri Gruevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu