Të dyshuarit për dhunë ndaj Ziadin Selës i bie të fikët në gjykatë (VIDEO)

I akuzuari për dhunë ndaj deputetit Ziadin Sela, Aleksandar Janevski-Toshta është alivanosur sot gjatë seancës gjyqësore, ku është vendosur që ndaj tij të mbetet akuza për tentim-vrasje. Gjatë seancës, Toshta ka ngritur zërin në gjykatë: “A më akuzoni pasi jam VMRO. A jua dha dikush vendimin me telefon?”

Toshta u njoftua se është i sëmurë nga zemra dhe ka stenda prandaj edhe u dërgua me ndihmë të shpejtë në klinikë.

Prokuroria në seancën e sotme në Gjykatën Penale e ka tërhequr aktakuzën për një të akuzuar për sulmin ndaj Ziadin Selës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27 prill të vitit të kaluar.

Vendimi është sjellë pas analizave të dëshmisë së fundit dhe dëshmive tjera, transmeton Portalb.mk. Është vërtetuar se Sasho Senkov nuk e ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

Për dy të akuzuar tjerë, aktakuza është rikualifikuar, nga “tentativë në vrasje” në vepër penale “dhunë”. Për shtatë nga gjithsej 10 persona, mbetet aktakuza “tentativë vrasje”.

Kryetare e këshillit gjyqësor në rast është gjykatësja Sllavica Andreevska.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu