Ana Lleshi ka vendosur të debutojë në industrinë muzikore dhe shumë shpejt do të publikojë këngën e saj të parë. Ajo ka vendosur që këngën ta publikoje javën e ardhshme dhe gjejni pak se kë ka zgjedhur si protagonist për klipin?
Atdhe Xharavinën dora vetë! “Prive” ka sjellë disa nga prapaskenat e videoklipit, i cili duket se do të ketë shumë skena të nxehta. Ana dhe Atdheu kanë dhënë dhe një intervistë, e cila të bën të dyshosh se ata nuk janë vetëm miq të mirë.
Atdheu tha se nuk mund ta refuzonte ftesën e Anës për të qenë në klipin e saj, sepse ajo është shumë e veçantë për të.Por a mund të bëhet Antonela xheloze për skenat në videoklip?
“Veç Antonela?! Jo jo, kjo dihet që është prej këngës, marrëdhënie pune”, u shpreh Atdheu duke qeshur, ndërsa Ana i kthehet: “Nuk ka arsye të bëhet xheloz askush, të paktën për ato që ndodhin para kamerave”.









