Të gjithë 13 pacientët në Klinikën për sëmundje infektive janë në gjendje stabile identike të ditës së djeshme. Vetëm një paciente nga Dibra është në makinë respiratore me përmirësim të dukshëm të parametrave, por ende me parashikim të papërshkrueshme.
Të gjithë të tjerët duke e përfshirë edhe djalin 15 vjeçar janë me pasqyrë të lehtë klinike dhe janë vendosur në repartin për izolim, deklaroi sot në konferencën për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Informoi se ka shtatë materiale të reja të cilat janë për pacientë nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Ohri – Zvicra, Austria dhe Gjermania.
Theksoi se një pacient dhe dy lehona në Ohër, të cilët dje janë sjell nga Dibra janë në gjendje stabile dhe janë në repartin për izolim dhe bëhen të gjitha analizat e nevojshme dhe përgatitjet për procedurën e nevojshme.
Informoi se në shtet ka rreth 120 makina respiratore, nga të cilat rreth 90 janë në Shkup.
Klinikat, theksoi ai, nuk do ta mbajnë koelgjiumin e rregullt të mëngjesit dhe profesional – do të koordinohen përmes telefonit.
Klinika për fëmijë në Kozle, theksoi Filipçe, do të përgatitet për pranimin e fëmijëve eventualisht të sëmurë nga koronavirusi.
“Të gjithë pacientet e hospitalizuar do të transferohen për mjekim në Klinikën për pediatri me qëllim që fëmijët të izolohen nga të rriturit dhe fëmijët tjerë të cilët mjekohen nga patologjia tjetër”, deklaroi Filipçe.
Apeloi që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe lëvizja të jetë në minimum për nevojat e nevojshme dhe t’i respektojnë masat dhe rekomandimet.
VIDEO:










