Të gjithë qeshën me parashikimin e Klopp në konferencën e parë si trajner i Liverpoolit, por gjermani ia arriti ta përmbush

Që nga 3 qershori i 2010 kur Liverpooli shkarkoi Rafa Benitezin, ka qenë gjithmonë në kërkim të një trajneri i cili do t’i sjellte suksese.

Pas aventurave të dështuara të Roy Hodgson, Kenny Dalglish dhe Brendan Rodgers me 8 tetor 2015 u emërua Jurgen Klopp.

Gjermani në prezantimin e tij premtoi se Reds do të fitojnë kampionatin, një sukses që tifozët e Liverpoolit ishin duke e ëndërruar për shumë vite. Ish-trajneri i Borussia Dortmund tha se këtë të arritur do ta kompletonte brenda katër viteve dhe në fund të gjithë qeshën, por kjo tani po del të jetë një premtim i përmbushur.

“Ju lutem na jepni kohë të punojmë, por kur u ula këtu për katër vite, mendoj se ne mund të fitojmë një titull”.

“Nëse jo, ndoshta do ta fitoj të radhës në Zvicër”, tha Klopp në shaka, kjo deklaratë në atë kohë u komentua shumë dhe jo vetëm që nxiti të qeshura në sallë, por edhe tifozët rivalë e kujtonin shpesh në rrjetet sociale sa herë që Liverpooli dështonte të fitonte kampionatin.

Kujtojmë se ekipi nga Anfield nën urdhrat gjermanit barazoi në dy ndeshjet e para, atë ndaj Tottenhamit dhe Southampton, por fjalët e tij në konferencën e parë për media tani janë më kuptimplote.

“E kam thënë edhe kur u largova nga Dortmundi, nuk është e rëndësishme çfarë mendon për dikë kur vjen, është e rëndësishme çfarë mendon kur njerëzit largohen. Dita kur largohesh është speciale”.

“25 vite me parë (hera e fundit kur Liverpooli kishte fituar titullin), është kohë e gjatë. Historia është baza për ne, por ne nuk duhet të mbajmë historinë mbi supe gjithë ditën. Dua të shikoj hapin tonë të parë javën e ardhshme dhe mos ta krahasojmë gjithmonë me të kaluarën. Ky është një klub i madh dhe me potencial. Le të provojmë të fillojmë një epokë të re”, kishte thënë Klopp në mes tjerash në konferencën e parë për media si trajner i LFC.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu