“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.
Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, rezulton me të njëjtin numër ndjekësish si javën e kaluar dhe ka ende 101K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, këtë javë po ashtu dhe aktori ka nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron 470K.
Sa i përket finalistes Heidi Baci, ndryshe nga java e kaluar, ajo ka fituar 1 mijë ndjekës më shumë dhe tani numëron 250K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka fituar 4 mijë ndjekës dhe numëron 406K.
Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, fatkeqësisht ka humbur 1 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe tashmë ka 138K. Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin dhe Rike Roçin me asnjë ndryshim nga java e kaluar, duke numëruar përkatësisht 848K dhe 185K ndjekës.