10-vjetori i pavarësisë së Kosovës ka pasuar me një festë kombëtare, dhe me një koncert madhështor në Prishtinë.
Dhe nuk kishte si të mungonte në media imazhi i bashkëshortes së kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinaj e cila njihet për shijet e saj të rafinuara.
Ajo është vënë në shënjestër nga mediat për veshjet e shtrenjta. Në takimin që zhvilloi me yllin e muzikës pop Rita Ora, Anita dukej mahnitëse.
Ajo që binte në sy ishin flokët e saj që dukeshin më të plotë se zakonisht dhe që i shtonin bukurinë.
Me sa duket flokët e saj ishin në fakt paruke me një shumë të majme. Sipas Magazina.al, parukja e saj ka kushtuar plot 1700 euro.
Ditë me parë e kemi parë Anitën me një çantë prej rreth 1900 eurove, e cila ngjalli reagime të shumta në opinionin publik.












