Të hënën nis sesioni i ri Parlamentar, çfarë pritet të ndodhë

Ditën e hënë nis sesioni i tretë i Legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Mbledhja e Kuvendit pritet të zhvillohet në orën 18:00. (Urdhër nr.69, datë 02.09.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).

Seanca e parë pritet të sjellë debate të forta të Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës e cila nën udhëheqjen e dyshes Berisha-Meta kanë paralajmëruar për protesta kombëtare deri në rrëzimin e qeverisë Rama.

“Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me të seancave të tjera: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSh dhe seanca do të transmetohet live në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit. Në bazë të vendimit të Konferencës së Kryetarëve të datës 02.09.2022, i cili shfuqizoi masat mbrojtëse prej pandemisë në zhvillimin e veprimtarive parliamentare, gazetarët dhe operatorët mund të ndjekin zhvillimin e seancës plenare deri në përfundim të saj”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndërkohë mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu