Të hiqen kontrollet dhe taksat e dyfishta në kufirin Kosovë-Maqedoni

Një delegacion i bizneseve nga Kosova, i kryesuar nga Agim Shahini kryetari i AKB-ës u prit nga Fatmir Bytyqi zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Komuniteti i biznesit kërkon që dy qeveritë të bëjnë përpjekje që të largojnë kontrollet dhe taksat e dyfishta në kufirin Kosovë-Maqedoni.

Tregu dhe bizneset e Kosovës janë shumë atraktive dhe po krijojnë partneritet me kompanitë e Maqedonis fal edhe autostradës shumë të mirë që ka Kosova, por shpejtësinë e qarkullimit të biznesev, kapitalit dhe qytetarëve mes dy shteteve tona po e ngadalson kontrolli dhe taksat e dyfishtë Doganor e policore në kufirin në mes popullatës tonë, prandaj kërkojmë nga ju që të hiqen këtë ndalesa të dyfishta të pa nevojshme si model e kemi tash kufirin Kosovë Shqipëri por edhe vendet e EU”, thonë nga AKB.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu