Te japesh nuk të varferon, djali nga Gjilani heq pallton e tij dhe ia jep një lypsari që po qëndronte në shi (VIDEO)

Shumë prej nesh e kemi dëgjuar fjalën “Bamirësia nuk të varfëron” dhe kjo ka ndodhur pikërisht sot në qytetin e Gjilanit, ku gjatë kohës me shi në një video të postuar në rrjetet sociale shihet një rri që kalonte rrugës e heq pallton e tij dhe ja jep një të lypësi të moshuar që qëndronte në trotuar.

Edhe pse djali në video duket i ri në moshë, me çante mbi shpinë e që mesiguri po kthehej nga shkolla ai bëri një gjest mjaft human dhe që të bën të mendosh se kjo botë ka akoma njerëz të mirë dhe është për t’u vlerësuar gjesti shembullor që bëri sot ky djalë në qytetin e Gjilanit, shkruan InfoShqip.com

Përpos kësaj ai e ndihmoj të moshuarin të vishej dhe të ishte më i mbuluar në kraharorin e tij që sigurisht kishte shumë të ftohtë. Gjeste të tilla nuk ndodhin shpesh por që padyshim meritojnë çdo lëvdatë. /InfoShqip.com

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu