Të mërkurën në ora 11 takohet Kovaçevski dhe Mickoski

Zyrtarisht konfirmohet takimi mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, përcjell TV21. Takimi është caktuar për më 7 qershor (e mërkurë) në Klubin e Deputetëve në orën 11.

“Në takim do të diskutohet para së gjithash për vendimet që duhet të miratohen në Kuvend për vazhdimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë në drejtim të ndërtimit dhe mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë”, thonë nga Qeveria./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu