“Të ndalen presionet ndaj gjyqësisë”, kërkon Ambasadorja amerikane, Ageler

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Ageler theksoi se presionet mbi gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut janë diçka që duhet të ndalen.

Sipas saj gjyqtarët duhet të jenë të lirë në ushtrimin e ligjit dhe se qytetarët e këtij vendi kanë nevojë dhe e kërkojnë gjithnjë e më shumë drejtësinë, përcjell INA.

Këto komente Ageler i bëri në fjalimin e saj në Konferencën Ndërkombëtare “Mbrojtja kushtetuese-juridike e lirisë së mendimit dhe lirisë së shprehjes publike të mendimit” “, organizuar nga Gjykata Kushtetuese me rastin e 60 vjetorit nga themelimi i saj me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup.

“Në Shtetet e Bashkuara dhe këtu në Maqedoninë e Veriut, kjo gjykatë është thelbësore për të mundësuar një shoqëri transparente dhe të drejtë. Të gjithë duhet të respektojnë pavarësinë e gjyqtarëve të cilët duhet të jenë të verbër ndaj ndikimeve politike dhe opinionit publik dhe të udhëhiqen nga parimet që janë të bazuara në kushtetutat tona. Presioni që u bëhet gjyqtarëve në këto gjykata mund të jetë i madh. Ne si qytetarë insistojmë që presionet të eliminohen dhe gjyqtarët tanë të jenë gjithmonë të pavarur pavarësisht nga prejardhja dhe mendimet e tyre personale”, tha Ageler.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu