“Të ndërpritet menjëherë”, kërkojnë SHBA-të për aksionin policor në veri të Kosovës

Pas situatës së krijuar në veri, ka reaguar Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ai duke dënuar veprime e autoriteteve kosovarë ka bërë thirrje që masat e dhunshme të ndërpriten mënjehrë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë.” ka shkruar Hovenier në Twitter.

Nga incidentet e sotme në veri, pesë policë janë lënduar, por më pas u janë kthyer detyrave policore. Ndërkohë, janë dëmtuar edhe katër automjete, përfshirë një i djegur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu