Ndaj Eni Çobanit dhe emisionit të faj “Shihemi në gjyq” janë hedhur vazhdimisht akuza se merr para për seancat që zhvillon. Ndërkohë, sëfundmi një qytetare denoncoi publikisht se ajo i kishte marrë nënës së saj 600 euro duke mos i zgjidhur problemin që kishte.
Në lidhje me këto akuza reagoi pak ditë më parë vetë Eni duke thënë se ajo i përket një familjeje që ka bërë histori në Shqipëri duke mohuar të gjitha akuzat në drejtim të saj.
Reagimi i Eni Çobanit është publikuar nga Albeu.com duke u postuar edhe në rrjetin social Facebook ku pati mjaft komente nga lexues të faqes.
Nisur nga komentet e shumta, Eni Çobani ka filluar t’u kthejë përgjigje secilit prej tyre në lidhje me akuzat që i bënin.
Disa prej këtyre përgjigjeve i gjeni në galerinë e mësipërme, ndërsa shpesh diskutimi ka kaluar edhe në fyerje të ndërsejalla.
Në njërin prej këtyre komenteve, Eni pranon se paguhet për punën që bën, por nuk sqaron nëse bëhet fjalë për seancat e ndërmjetësimit që transmetohen tek “Tv Klan” apo të tjera që ajo asiston në zyrën e saj.
Në galerinë e mësipërme ju ftojmë të ndiqni disa prej replikave të bëra në faqen e Facebook-ut të Albeu.com. /albeu














