Të premten në Gjermë mbahet manifestimi letrar ,,Ndjeshmëria ndaj folklorit në trevën e Pollogut” nga shoqata Intuita

Nën përkujdesin e shoqatës për kulturë dhe art “Intuita” këtë të premte do të mbahet manifestimi letrar ,,Ndjeshmëria ndaj folklorit në trevën e Pollogut”, shkruan InfoShqip.com

NJOFTIM

“Të nderuar dashamirë të folklorit dhe të kulturës shqiptare, kemi nderin t’ju njoftojmë se Shoqata për kulturë dhe art ,,Intuita” – Tetovë, më 7 qershor 2024, në Gjermë, në orën 18:00, do të mbajë manifestimin letrar ,,Ndjeshmëria ndaj folklorit në trevën e Pollogut”.

Në kuadër të këtij manifestimi letrar do të shtjellohen këto tema:

– Objektivat e manifestimit letrar;

– Njohuri mbi folklorin shqiptar;

– Rëndësia e foklorit shqiptar;

– Tërheqja e një paraleleje në mes folklorit shqiptar dhe jetesës në kohën e teknologjisë;

– Folklori letrar;

– Folklori muzikor.

Ju mirëpresim në këtë manifestim!”, shkruhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu