Te Real vështirë të zërë vend, Jovic: Mund të qëndroj në Gjermani

Luka Jovic e ka rigjetur menjëherë veten nën fanellën e Eintracht Frankfurt. Sulmuesi në pronësi të Real Madrid arriti të gjejë menjëherë rrugën e rrjetës sapo u huazua në Bundesliga dhe ka shumë pikëpyetje për të ardhmen e tij. Megjithatë, është vetë lojtari në një prononcim për “Bild” që largon presionin dhe kërkon të fokuohet plotësisht tek sezoni aktual.

E ardhmja ime? Do të vendos të fund të sezonit. Tani për tani po mendoj vetëm për Eintracht Frankfurt dhe jam duke punuar që të jem në gjendje për të luajtur sa më mirë në ndeshjet e ardhshme. Çdo gjë është e mundur sepse në futbollin profesionist nuk dihet kurrë se çfarë do të ndodhë. Rikthimi këtu ishte vendimi i duhur sepse këtu arrij të përshtatem shumë lehtë”, deklaron serbi.

Më shumë rëndësi ka suksesi i ekipit. Çdo fitore është një hap përpara për mua. Sigurisht që unë dua të luaj dhe të ndihmoj sa më shumë. Është e vërtetë që nuk jam akoma në nivelin e duhur për të luajtur 90 minuta sepse kam luajtur shumë pak gjatë dy vite të fundit. Mendoj se mund ta gjej vendin tim në këtë ekip. Kanë mbetur ende shumë ndeshje pata fundit të sezonit dhe për momentin kam arsye për të ndjerë kënaqësi”, përfundon Jovic.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu