Të respektohet e drejta e votës pa detyrime

Në tribunën e organizuar me temë “Ngritja e vetёdijes sё gruas pёr shfrytёzim te drejtёs sё votёs nё mёnyrё tё lirё dhe tё pavarur” nga grupi joformal I financuar nga “Fondacioni per shoqeri të hapur Maqedoni” dhe udhëhequr nga Verime Zimberi, sod në ambientin e Restorant Arabellës para grave të ish komunës së Osllomesë ligjëruan Doc. Dr Bekim Kadriu dhe Ferdeze Sulejmani (kryetare e shoqatës së gruas Kumanovë). Doc. Dr Bekim Kadriu para të pranishmeve ligjëratën e bazoi në mbrojtjen ligjore të së drejtës së shfrytzimit të votës së grave pa detyrime. Ai mes tjerash tha “E drejta e votës është e garantuar me ligj, e barabartë dhe e lirë për të dy gjinitë “ ai më tej shtoi “Obligimet e shteteve për të drejtat e njeriut janë :
respekti;
mbrojtja;
promovimi (nevoja e promovimit të të drejtave të njeriut)

Promovimi ka për qëllim ngritjen e vetëdijes te personat (gratë) se kanë të drejta të caktuara. Promovimi ndikon në luftën e personave (grave) për të drejtat e tyre, shfrytëzimin e mekanizmave ligjorë për mbrojtje; Thuhet shpesh: të drejtat e njeriut cenohen për shkak se individët nuk dinë që të njejtat i kanë; Konkretisht: gratë janë gjysma e popullsisë dhe kanë të drejta të barabarta si burrat. Ato janë bartëse e sovranitetit shtetëror. Shfrytëzimi i të drejtës së votës mundëson realizimin e sovranitetit nga bartësi i tij.Promovimi i shfrytëzimit të së drejtës së votës në fakt e mundëson një të drejtë që është e garantuar me ligj”.

Në ligjëratën e saj Profesoresha e gjuhës shqipe Ferdeze Sulejmani foli rreth praktikave dhe përvojës së saj si grua, rreth tabuve për ta kërkuar dhe promovuar të drejtën e votës nga gratë pa detyrimet e burrave ose familjes. Ajo mes tjerash tha “edhe pse gruaja ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, edhe pse me ligj është e obligueshme që femra të përfaqësohet me tridhjetë përqind nëpër parti ose institucione si parlamenti dhe këshillat komunale, gruaja shpesh shërben si dekor për të plotësuar këtë ligj. Prandaj duhet më shumë punë dhe zë, që gratë të vendosin dhe përfaqësohet denjësisht pa pengesa dhe frikë se do të nëpërkëmben nga gjinija tjetër”.

Verime Zimberi kordinatore e grupit joformal tha se muajt në vijim e njëjta ligjëratë do të mbahet në tëtor me gratë e ish-komunës së Zajazit, në dhjetor me gratë e qytetit (ish komunës së qytetit) dhe në shkurt me gratë të trija ish komunave, konkretisht me grat shqiptare të komunës së Kërcovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu