Të rinjtë e Tetovës në protestë, transporti publik vetëm me “kulica”

Organizata joqeveritare, Qendra për bashkëpunim ballkanik Loja, organizoi sot në Tetovë protestë për mungesën e transportit publik me moton ‘Transporti i së ardhmes’.

Protestuesit, me autobusë të vizatuar, karroca dhe pankarta në duar, nga qendra Loja marshuan drejtë komunës së Tetovës për të kërkuar zgjidhjen e çështjes së transportit publik.

Sipas organizatorëve, transporti publik është nevojë dhe kërkesë e vjetër e qytetarëve të komunës së Tetovës. Sipas tyre, i njëjti ka qenë premtim edhe gjatë fushatave elektorale, por ka ngelur vetëm si premtim.

Organizatorët thanë se protesta të këtilla do të ketë edhe në të ardhmen derisa nuk zgjidhet ky problem shqetësues për qytetarët e Tetovës, problem sipas të cilëve, ndikon edhe në ndotjen e ambientit, por edhe rrëmujat e shumta në trafik. /B. J.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu