Të rinjtë po ikin çdo ditë, Maqedonia e Veriut me strategji në letër

Ndalja e hovit të migrimit të të rinjve është shtylla kryesore e Strategjisë Nacionale për të Rinjtë në Maqedoninë e Veriut. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Amir Bilalli.

Kjo është strategji për pesë vjetët e ardhshme, 2023-2027. Në draft-versionin e Strategjisë Nacionale për të Rinjtë theksohet se gjeneratave të reja u garantohet pjesëmarrja në krijimin e politikave të cilat lidhen me interesat e tyre, përmirësimi i kualitetit të jetesës, si dhe krijimi kushteve për vende më të mira pune.

Sipas Ligjit për politikat rinore, Agjencia për Rini dhe Sport është institucioni përgjegjës për zbatimin dhe koordinimin e procesit të krijimit të strategjisë.

Rreth 80 për qind e miqve apo shokëve të mi me të cilat kam qenë bashkë në shkollë fillore, janë larguar nga vendi. Për këtë arsye konsideroj se migrimi është një problem shumë serioz që i prekë të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, por edhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thotë Bilalli.

Referuar të dhënave të regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2021, në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 150 mijë të rinj më pak – krahasuar me regjistrimin e vitit 2002.

Sllavço Temellkovski, kryetar i Parlamentit Studentor në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup thotë se shpërngulja e të rinjve nga vendi, paraqet një problem të madh.

“Kjo çështje me siguri duhet të jetë prioriteti më i madh i Strategjisë së re Nacionale për të Rinjtë. Edhe në vetë programin e Parlamentit Studentor e kemi të përfshirë këtë problematikë, dhe përmes masave të cilat i vendosëm dhe programet të cilat i kemi hartuar për këtë vit, konsideroj se mund të ndikojmë në parandalimin e migracionit të të rinjve nga shteti”, thotë ai.

Në programin e Parlamentit Studentor në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodi në Shkup, thuhet se aplikimi i punës praktike gjatë studimeve dhe ndihma e shtetit për nxitjen e hapjes së bizneseve nga të rinjtë, janë mekanizma për perspektivë të qëndrueshme.

Sipas saj, nga kjo nuk do të përfitonin vetëm të rinjtë, por e gjithë shoqëria.

Tek ta ka shumë potencial për sa i përket zgjidhjeve që mund të ofrojnë, veçanërisht në mbrojtjen e ambientit, politikat sociale dhe arsimore”, thekson Kerstevska.

Papunësia e të rinjve, e cila është mbi 30 për qind, është përmendur si çështje problematike edhe në raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu