Të shtunën në ora 20:30, Sela dhe Ahmeti në Gostivar nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit

Në mbledhjen e mbajtur nga Kuvendi Qendror i ASh-së së Ziadin Selës, me 123 vota “për”, 4 “përmbajtur” dhe 1 “kundër”, është sjell vendimi – të shkohet në zgjedhjet me Frontin Eruopian, shkruan TV21.

Oferta është që Selës t’i jepen 5 deputetë, mirëpo emrat e kandidatëve deputeteve do të caktohen tutje.

TV21 merr vesh që të shtunën në ora 20:30 do të nënshkruhet në Gostivar marrëveshja mes ASH-së së Seles dhe BDI-së, respektivisht Frontit Europian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu