Teknologjia e skanimit të syrit mund të jetë letërnjoftimi i ri i njerëzve në mbarë botën

Qendra Biometrike Carnegie Melon ka krijuar një teknologji e cila mund të identifikojë një njeri nga një largësi prej 40 metrave thjeshtë duke skanuar syrin e një personi.

Në një video që tregon teknologjinë e re, Marios Savvides nga Qendra Biometrike qëndron i ulur në një veturë ndërsa kolegët e tij pak më larg tij e zbulojnë identitetin e tij thjeshtë nga një aparat fotografik në pasqyrën e tij.

Sistemi kompjuteri i lidhur në kamerë krahason imazhin e syrit të Savvide-s me të dhënat e tij dhe në mënyrë të saktë nxjerrë emrin e tij dhe informacione të tjera.

Kjo teknologji do të mund të përdoret nga policët për t’i identifikuar më shpejtë vozitësit dhe më sigurte. Teknologjia do të mund të përdoret gjithashtu për identifikimin e kriminelëve të dyshuar të cilët bëjnë përpjekje për të ndryshuar pamjen e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu