Telefonata që i përloti të gjithë: Jam gjallë nën rrënojat e tërmetit, më nxirrni jashtë (VIDEO)

Prej disa orësh Turqia po përjeton një dhimbje të madhe, pas tërmetit që e goditi mbrëmjen e djeshme. Vetëm pak më parë është raportuar se të gjallë nga rrënojat janë nxjerrë 40 persona. Kurse një grua e mbetur në rrënoja ka marrë në telefon ekipin e kërkim shpëtimit. Asaj i është përgjigjur një oficere.

Ajo i ka thënë: “Jam gjallë nën rrënojat e tërmetit, më nxirrni jashtë.’’

Ndërsa oficerja e kërkim shpëtimit i thotë: “Ne do jemi aty shumë shpejt, rri e qetë. Ajo që kërkoj nga ti Azize është që fol me të gjithë, askush të mos fleje aty poshtë. Jemi të gjithë lart, në rregull Azize. Vetëm rri e qetë, ti je një nënë, në këtë moment ti je nëna e çdo personi aty poshtë”.

Numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 22 persona. Numri i të plagosurve është i madh dhe raportohet se janë mbi 1000 të plagosur.

Kurse banorët që u janë shkatërruar shtëpitë janë të shumtë. Disa banesa janë shembur totalisht.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu