Më në fund qeveria e Maqedonisë në seancën e rradhës i ka dhënë dritë jeshile formimit të televizionit shtetërorë shqip edhe atë 24 orë përfshirë këtu edhe radion në gjuhën shqipe si dhe kanalin satelitor poashtu në gjuhën shqipe me emetim 24 orësh, transmeton Zhurnal.mk
Disa nga vendimet:
– Themelimin e Televizionit Shteterorë në gjuhën shqipe me emetim 24 orë,
– Themelimin e Radios në gjuhën shqipe me emetim 24 orë,
– Themelimin e kanalit satelitorë shtetërorë me emetim 24 orë në gjuhën shqipe,
– Vendimarje me shumicë të dyfishtë për programet me interes të vecantë në Këshillin e Agjencisë për shërbime audiovizuele.










